Kufiri në mes ftohjes dhe bronkitit është shumë i vogël. Sipas mjekëve një kollë e thjeshtë mund të transformohet në një problem shumë të rëndë të mushkërive, sidomos nëse nuk tregoheni të vëmendshëm ndaj simptomave.

Kolla është një simptomë  e cila ka për qëllim heqjen e sekrecionit nga fyti. Mirëpo në rastet kur kolla vazhdon edhe kur ftohja largohet atëherë duhet të konsultoheni me mjekun.

Disa nga shenjat që tregojnë se e ftohura ka kaluar në bronkit janë:

Kolla zgjatë më shumë se dy tre javë

Temperaturë të vazhdueshme

Kolla shoqërohet me sekrecione të plota dhe me ngjyrë

Vështirësi në frymëmarrje

Mirëpo çfarë është bronkiti dhe përse duhet marrë seriozisht? Bronkiti është një sëmundje që shkaktohet nga infeksioni apo irritimi i thellë i rrugëve të frymëmarrjes. Ai shoqërohet me vështirësi në frymëmarrje si pasojë e ngushtimit dhe irritimit të rrugëve të frymëmarrjes. Bronkiti mund të jetë akut dhe kronik.

Bronkiti akut është i përkohshëm dhe zakonisht ndodhë gjatë periudhave të virozave dhe nuk ka nevojë të trajtohet me antibiotikë.

Nga ana tjetër, bronkiti kronik zgjatë deri në tre muaj. Rrugët e frymëmarrjes në këto raste janë të irrituara dhe vazhdimisht shkaktojnë dëmtime të mushkërive.

Trajtimi i  të dy rasteve të bronkitit në kushtet e shtëpisë mund të bëhet duke pirë lëngje vazhdimisht, duke pushuar sa duhet dhe duke mos konsumuar duhan.


Flash Lajme

Më të lexuarat