Një koronavirus i ri që ka infektuar pothuajse 2,000 njerëz është infektiv në periudhën e tij të inkubacionit, para shfaqjes së simptomave,  duke e bërë atë më të vështirë për tu kontrolluar, thonë zyrtarët kinezë.

Por çfarë do të thotë kjo?

Tek njerëzit, periudha e inkubacionit,  gjatë së cilës një person ka sëmundje, por ende nuk ka simptoma,  varion nga një deri në 14 ditë, thonë zyrtarët.

Por e rrezikshmja e kësaj sëmundje është se, nëse një person ka virus, por ende nuk ka simptoma, virusi është në gjendje të shpërndahet edhe tek personat e dytë dhe të tretë.

Rreth 56 njerëz kanë vdekur nga virusi deri më tani. Ministri i shëndetësisë i Kinës, Ma Xiaoëei u tha gazetarëve, se  aftësia e përhapjes së virusit duket se po forcohet.

Disa qytete kineze kanë vendosur kufizime të konsiderueshme të udhëtime, ndërsa nga e diela, të gjitha kafshët e egra janë ndalaur të shiten në Kinë.

Virusi mendohet se ka origjinën te kafshët, por asnjë shkak nuk është identifikuar zyrtarisht./ I.M-Dritare.net

Për t’u bërë pjesë e grupit "Dritare.net" mjafton të klikoni: JOIN GROUP


Flash Lajme

Më të lexuarat