Nëse jeni duke u përpjekur të humbisni peshë, ndoshta ju është thënë mos ta shmangni mëngjesin, pasi kjo mund t’ju bëjë më të uritur gjatë ditës. Por një studim i fundit zbuloi se, njerëzit që hanin mëngjes, konsumonin rregullisht më shumë kalori dhe ata që e shpërfillnin atë, nuk kishin oreks gjatë ditës.

Kjo do të thotë se, ata që hanë mëngjes, nuk humbasin peshë dhe njerëzit që e shmangin atë, nuk kanë shtim në peshë, por përkundrazi, bien, informon Dardania.com

Agjencitë e shëndetit publik dhe udhëzimet zyrtare të ngrënies kanë theksuar rëndësinë e ngrënies së mëngjesit për të humbur peshë dhe për të arritur një dietë të shëndetshme, por “ky studim tregon qartë se nuk është një ide e mirë.”,- tha autorja kryesore Dr Flavia Cicuttini, profesore e epidemiologjisë në Monash, Universiteti në Melburn, Australi.

Studiuesit zbuluan se, “njerëzit që hanë mëngjes zakonisht kanë mesatarisht 260 kalori në ditë shtesë dhe ato priren të jenë më të rënda.”, -tha Cicuttini, informon Dardania.com

Rezultatet tregojnë se, ngrënia e mëngjesit, kontribuon në shtimin e peshës, thjesht duke marrë më shumë kalori, sipas Cicuttini./Përshtati: Kadrije Çako/dritare.net


Flash Lajme