Cigaret elektronike janë pothuajse dy herë më efektive sesa zëvendësimet e nikotinës, për lënien e duhanit, tregojnë studimet.

Një eksperiment zbuloi se 18% e duhanpirësve e lanë më shpejt duhanin kur përdorën cigare elektronike, ndërsa 9.9% e lanë pasi përdorën zëvendësimin e nikotinës.

Studimi u bë për 886 duhanpirës dhe kjo tregoi sesa e efektshme është cigarja elektronike, për lënien e duhanit.

Në studimin e botuar në New England Journal of Medicine, pjesëmarrësit, të cilët ishin të varur nga duhani nuk arritën të hiqnin dorë, ndërsa përdoruesit më të rinj e lanë me të paktën 50%, pirjen e duhanit.

Cigaret elektronike gjithashtu ofruan një kënaqësi më të madhe dhe u vlerësuan si më e dobishme sesa zëvendësimi i nikotinës.

Kjo është një mënyrë e cila mund të reduktojë pirjen e duhanit dhe sëmundjet që lidhen me të./dardania.com


Flash Lajme