Për pak muaj, Jennifer Lopez mbush 50 vjeç, dhe ajo është më në formë se kurrë. Dhe kjo është dieta që ajo i nënshtrohet. Ylli i ka shkurtuar sheqerin dhe karbohidratet nga dieta e saj pak javë më parë dhe e tregoi rezultatin mbresëlënës në Instagram.

Jennifer ka nisur sfidën e 10 ditëve bashkë me partnerin e saj, Alex Rodriguez, të cilët më pas kanë sfiduar edhe miqtë e ndjekësit e tyre, për t’u bashkuar me ta. Në përpjekje për të qenë të shëndetshëm dhe në formë, çifti nuk e heq sallatën nga tavolina. Jennifer gjithashtu ka një rutinë të mirë me palestrën, kërcimin dhe shëtitjet në natyrë. Sigurisht puna e bën atë jo vetëm të lumtur, por edhe të shëndetshme.

“Unë jam 100 për qind e bindur se puna është pjesë e asaj që më bën aq të lumtur. Kërcimi ka qenë gjithmonë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe duke marrë kohë për të lëvizur trupin tim dhe për të bërë diçka që është kaq e mirë për mua është çelësi i lumturisë sime. Dhe unë me të vërtetë besoj se kur të kujdesesh për veten dhe të punosh për të qëndruar i shëndetshëm, fokusohu tek ajo që do më shumë, dhe ky është prioriteti im.”, – tha këngëtarja./K.C/dritare.net


Flash Lajme