Pagjumësia mund të dëmtojë përgjithmonë ADN-në dhe të rrisë rrezikun e kancerit, thonë shkencëtarët.

Mungesa e gjumit mund të zvogëlojë aftësinë e ADN-së për të rimarrë veten, ndoshta duke sjellë dhe sëmundje gjenetike, sugjerojnë studimet.

Ky është studimi i parë i këtij lloji me të rriturit prandaj duhen bërë hulumtime të reja për këtë çështje.

Studimi u përqendrua tek mjekët, të cilët duhet të përshtatin orët e gjumit për shkak të punës së ndërrimit të natës. Shkencëtarët nuk e dinë ende përse mungesa e gjumit dëmton ADN-në.

Sasia e rekomanduar për të fjetur gjumë është përgjithësisht shtatë orë në natë, por shumë prej mjekëve flinin pesë orë.


Flash Lajme