Ata që ndjekin dieta strikte, shpesh nuk marrin elementët e mjaftueshëm të ushqyerjes,të nevojshme për funksionin normal të trupit. Disa njerëz nuk e kuptojnë që po hanë me pak sesa trupi ka nevojë, dhe kjo mund të çojë pa kuptuar në anoreksi, anemi, osteoporozë, inferlitet dhe përgjigje imune të dobët.

Dritare.net ju tregon më poshtë  disa nga shenjat që tregojnë se trupi nuk po merr sasinë e duhur të ushqimit!

Credit: Freepik

1. Ndiheni gjithë kohës të lodhur

Marrja e sasisë jo të konsiderueshme të kalorive, ul normën metabolike dhe redukton nivelet e energjisë, duke shkaktuar lodhje fizike dhe ngadalësim të trurit.

2. Depresion dhe ankth

Ushqyerja e dobët ndikon ndjeshëm në shëndetin mendor. Nëse nuk ushqeheni sa duhet ju do jeni pa arsye nervozë, të shqetësuar ose të mërzitur.

3. Rënie flokësh

Mungesa e proteinave, mineraleve dhe vitaminave ndikon në rritjen normale të flokëve, duke bërë që t’ju bien.

Credit: Freepik

4.  Infeksion i shpeshtë

Marrja e vitaminave të mjaftueshme është e rëndësishme për të mbajtur përgjigje të shëndetshme imune. Mos ngrënia  lidhet me aftësinë e ulët mbrojtëse, që rrit frekuencën e ftohjes, gripit dhe infeksioneve të tjera të zakonshme.

5. Gjumë jo i rehatshëm

Mungesa e gjumit cilësor mund të çojë në shtimin e peshës, dhe ky çrregullim fjetje vjen edhe nga mungesa e ushqyerjes së plotë.

6. Problemet e feritlitetit

Ku përqindja e yndyrës në trup është e ulët, hormonet riprodhuese çekuilibrohen. Kjo shpesh çon në paaftësinë për të mbetur shtatzënë.

Credit: Freepik

7. Probleme me lëkurën

Lëkura tregon kur nuk ka mjaftueshëm vitaminë E, proteina dhe elementë të tjerë ushqyes. Ajo nuk është elastike dhe e shëndetshme kur elementët e lartpërmendur mungojnë.

8. Ndjenja gjithmonë e ftohët

Trupi prodhon nxehtësi kur djeg kaloritë e ushqimeve. Shkencëtarët zbuluan se ata që marrin më pak kalori kanë temperaturë të ulët trupore.

9. Kapsllëku

Nuk duhet të habiteni! Ata që hanë pak ushqim rezulton të preken më shpesh nga kapsllëku./dardania.com

Credit: Freepik


Flash Lajme