Kujdesi për mushkëritë nënkupton përkujdesje edhe për organet e tjera me anë të të cilave funksionon trupi i njeriut. Kjo arrihet përmes disa ushqime që, sipas ekspertëve, ndikojnë në pastrimin e mushkërive dhe rigjenerimin e tyre.

Këto janë disa nga lëngjet që duhet të konsumoni:

Çaji i gjelbër

Një filxhan i ngrohtë me çaj të gjelbër mund ta realizojë pastrimin e organizmit nga toksinat si dhe ndihmon sistemin tretës të njeriut.

Lëngu i limonit

Limoni është i pasur me antioksidantë, vitaminë C dhe acid folik, të cilat kanë një efekt të madh në pastrimin e mushkërive.

Lëngu i ananasit

Lëngu i ananasit është një ndihmë shtesë për mirëmbajtjen e mushkërive.

Lëngu i karotës

Karota është e pasur me vitaminat A, K, C dhe B dhe lëngu i saj rrit nivelin e alkalinës në gjak. Studimet kanë konfirmuar se disa karota në ditë ulin rrezikun e sëmundjeve të mushkërive.


Flash Lajme