22 marsi, nuk është Dita e Ashures, por shqiptarët për festën e Nevruzit nuk e kalojnë pa përgatitur ashure. Emrin e kësaj pjate e kemi dëgjuar që herët nga gjyshet a nënat tona, por historinë që fshihet pas saj, jo.

1. Ashurja, është ëmbëlsira më e vjetër në botë dhe historikisht është njohur si “ëmblësira e Noah-s”. Legjenda thotë se Noah, i shpëtuari i Zotit, ishte i pari që përgatiti këtë ëmblësirë duke miksuar gjithë përbërësit që kishin mbetur në arkën e tij dhe rezultati ishte ajo që sot ne e njohim me emrin ashure.

2. Ashurja është ëmblësirë tradicionale turke, por origjinën e ka nga Armenia.

3. Përpos shijes që ka, ashurja është shumë e mirë edhe për shëndetin tonë. Forcon sistemin imunitar sidomos gjatë muajve të dimrit.

4. Pavarësisht se sot përdoren mënyra të ndryshme për përgatitjen e saj, baza mbetet gruri, kanella dhe frutat e thata.

5. Në Turqi, ashurja bëhet në muajin e parë të kalendarit Islamik- (i njohur si muaji i Ashures në Turqi), që kryesisht starton në 25 tetor.

6.Përpos legjendës së Noah-s, kjo ditë është shumë e rëndësishme edhe për arsye të tjera të besimeve fetare. Muslimanët, “Ditën e Ashures” e kujtojnë si sakrificë që profetët bënë për njerëzimin. Nëse ju ka shkuar ndërmend dhe s’po dinit si ta sajonit, recetën e thjeshtë të ashures e keni më poshtë!

Ja përbërësit për 4 persona sipas Kuzhina shqiptare:

– 300 gr grurë për ashure
– 100 gr sheqer
– 2 lugë kanellë
– 2-3 lugë niseshte (sipas dëshirës)
– pak kripë për të balancuar nivelin e sheqerit
– arra, bajame, rrush i thatë, fiq etj.

Pastrojmë grurin dhe e ziejmë në zjarr të ngadaltë me 2 – 2.5 l ujë. I shtojmë ndërkohë sheqerin, pak kripë, frutat e thata, pak kanellë dhe disa i mbajmë për zbukurim.
E lëmë lëngun të trashet pak dhe e përziejmë vazhdimisht. Sipas dëshirës mund të shtojmë edhe pak niseshte të tretur në ujë të ngrohtë. E lëmë të ziejë edhe pak dhe më pas e hedhim nëpër tasa, të cilët i vendosim në frigorifer. Për zbukurim mund të përdorim fruta të thata, kokrra shege, kanellë etj. /Anabel.al/


Flash Lajme