Sidomos meshkujt birrën e kanë një nga pijet e preferuara. Edhe pse ka një përqindje të caktuar alkoolike në përbërje të saj, birra ju jep disa përfitime shëndetësore nëse konsumohet pa kaluar kufijtë.

Ja përdorimet alternative të birrës:

Relakson këmbët e lodhura: pas një dite të lodhshme pune, këmbët janë të sfilitura dhe ju dhembin. Në këto raste një legen me ujë të ngrohtë dhe 1 gotë birrë të tretur në të do t’ju ndihmonte të relaksonit këmbët.

Ushqen flokët e dëmtuar: birra përmban vitaminë B dhe silic, dy përbërës kyç që stimulojnë rritjen dhe trashjen e flokëve. Pasi keni larë kokën si zakonisht, shpëlajeni atë me 1 gotë birrë. Mbajeni për 5 minuta dhe më pas shpëlajeni përsëri kokën me ujë të bollshëm. Flokët tuaj do të kenë më shumë shkëlqim dhe do të jenë më të shëndetshëm.

Heq qelizat e vdekura të lëkurës: nëse doni të pastroni fytyrën nga lëkura e vdekur dhe e thatë, bëni një pastë me një lugë birrë dhe pastë luleshtrydhesh. Me pastën e formuar masazhoni fytyrën me lëvizje rrethore. Përsëriteni këtë metodë 2 herë në javë. Antioksidantët e gjendur në birrë parandalojnë plakjen e lëkurës, shkruan Bright Side.

Shkëlqen mobiliet e drunjta: pas kalimit të viteve, mobiliet e humbasin shkëlqimin e tyre dhe duken më të vjetra. Nëse doni që tavolina e ngrënies, karriget, apo mobiliet e tjera të drunjta të duken si të reja edhe pas kalimit të viteve, pastrojini ato me birrë. Merrni një leckë pambuku, lageni me birrë dhe pastroni mobiliet.

Heq ndryshkun nga tenxheret apo bizhuteritë: acidet e gjendura në birrë ndihmojnë edhe në heqjen e ndryshkut nga objektet metalike. Merrni një sfungjer me sipërfaqe të fortë, lageni me birrë dhe pastroni ndryshkun nga bizhuteritë, tenxheret apo objektet e tjera.


Flash Lajme