Shpesh gjatë aktit seksual injorohet dëshira e partnerit dhe kështu e tërë marrëdhënia rezulton në eksperiencë negative. Sipas studimeve, sa i përket marrëdhënieve seksuale, shumica e femrave ankohen për meshkujt se ata tentojnë të “imitojnë” skena nga filmat erotikë, që në shumicën e rasteve, janë pothuajse të pavërteta në jetën reale.

Edhe pse shumica e njerëzve, mendojnë se gjatë marrëdhënieve seksuale nuk duhet të ketë vend për bisedë dhe komunikim por shumë terapistë seksualë nuk pajtohen me këtë, për të vetmen arsye se komunikimi është mëse i rëndësishëm gjatë seksit.

Si mund të dini kërkesat dhe dëshirat e partnerit nëse nuk flisni me njëri-tjetrin, duhet vazhdimisht t’ia tregoni se çfarë dëshironi dhe anasjelltas. Për kënaqësi maksimale është i nevojshëm komunikimi i ndërsjellët dhe i hapur në çdo kohë.


Flash Lajme