Ju ka ardhur një mesazh kohët e fundit në Instagram, Facebook, apo Messenger? Ju thonë shpërndajeni këtë mesazh te 10 miq? Epo nëse juve ju vjen mesazhi më poshtë, duhet me patjetër t’i kushtoni rëndësi, pasi mund të shpëtoni jetën tuaj dhe të miqve.

Ky mesazh është bërë viral në rrjet dhe ka për qëllim vetëm sensibilizimin e njerëzve, për shëndetin e tyre.

“Të lutem humb vetëm dy minuta kohë dhe lexoje sa shkruaj me poshtë. Mund të shpëtojë jetën tënde. Është ora 7.30 e pasdites dhe ti je vetëm në shtëpi. Fillon të ndiesh dhimbje në gjoks që përhapen në krahun e majtë dhe nofull. Je vetëm 5 kilometra larg spitalit më të afërm, por ke vetëm 10 sekonda kohë përpara se të humbësesh vetëdijen

Si t’i shpëtosh një infarkti kur je i vetëm, nuk ta mësojnë as në kurset e mbijetesës, ndaj lexo me vëmendje. Hapi i parë, merr frymë thellë, deri sa të ndiesh mushkëritë që të therin. Pastaj kollitu fuqishëm. Koha e frymëmarrjes dhe kollitjes duhet të jenë 2 sekonda, me intervale të rregullta. Frymëmarrja e thellë furnizon gjakun me oksigjen. Njëkohësisht bashkë me kollitjen shërbejnë si masazh për zemrën. Ky ushtrim duhet të vazhdojë derisa të vijë ndihma ose të ndieni që ritmi i zemrës po normalizohet. Mos harroni se sulmi në zemër nuk njeh moshë. Vetëm nga ky ushtrim, shpëtojnë 1 ndër 10 persona që janë ndodhur nën rrezik infarkti.

Shpërndajeni tek të paktën 10 miq dhe mund të jeni i lumtur se ky lajmërim do të shpëtojë 1 jetë ndër 10 njerëz që humbasin jetën nga zemra. Edhe në qoftë se ju vjen pas, sepse dikush  nuk është treguar i kujdesshëm apo nuk di si përdoren rrjetet sociale, mos u mërzit, por ndihu i lumtur pasi ke sensibilizuar shumë njerëz për shëndetin e tyre.”/dritare.net


Flash Lajme