Hudhra jo vetëm është e shijshme kur e gatuan, por dhe shumë e shëndetshme. Sa herë që gatuajmë, ne shtojmë një thelb hudhër në gjellë, pasi ajo i shton shijen.

Dardania.com do ju tregojë sot, disa nga përfitimet që keni kur konsumoni hudhër.

1. Ul presionin e lartë të gjakut

Keni presionin e gjakut të lartë? Shtoni një theb hudhër në darkën tuaj. Hudhra ka efekt pozitiv në zemër dhe në enët e gjakut. Hudhra ul presionin e gjakut me 8%.

2. Pengon pickimin nga mushkonjat

Mushkonjat e ndjejnë aromën e hudhrës. Nëse ju lyeni lëkurën tuaj me hudhër, asnjë mushkonjë nuk do t’ju afrohet për t’ju pickuar.

3. E mirë për lëkurën

Hudhra përmban shumë antioksidantë, të cilët kanë një funksion anti-inflamator. Plus, hudhra gjithashtu ka veti antibakteriale, që do të thotë se ka një funksion dezinfektues dhe shërues. Kjo është arsyeja pse duhet t’i lyeni puçrrat me lëng hudhre.

4. Përmirëson sistemin imunitar

Hudhra është e mirë për sistemin imunitar. Studimet nga Universiteti i Mjekësisë në Maryland zbuluan se nëse hani çdo ditë një thelb hudhër, për 12 javë, përmirësoni ftohjen me 63%.

5. Pengon rënien e flokëve

Hudhra nuk lejon që të bien flokët. Ju mund ta aplikoni hudhrën në kokë, duke e aplikuar në flokë. Duhet të dini  që hudhra nuk ndalon rënin gjenetike të flokëve, por mund të ndihmojë nëse ju bien flokët nga deficenti i vitaminës. Lani flokët lani të keni aplikuar hudhrën./dardania.com


Flash Lajme