Vitaminat luajnë një rol të rëndësishëm, porsa i përket qetësimit dhe gjumit. Një mangësi e vitaminës, mund të çojë në çrregullim të gjumit, duke përfshirë këtu pagjumësinë. Sot, Dardania.com do t’ju tregojë se cilat janë vitaminat që ju mungojnë në trup, dhe ju mbajnë zgjuar gjithë natën.

1. Vitamina B

Vitamina B përfshin tiaminë, riboflavin, niacin dhe acidin folik, të cilat janë të rëndësishme për rigjenerimin qelizor dhe sigurojnë mbështetjen thelbësore për sistemin tuaj imunitar e atë qendror. Gjithashtu monitoron proceset kimike që përfshijnë humorin dhe gjumin. Kur trupi juaj ka mangësi të vitaminës B, simptomat përfshijnë depresion dhe pagjumësi, informon Dardania.com

2. Hekuri

Mungesa e hekurit shoqërohet me sindromën e parehatisë së këmbëve. Kur ju nduk ndiheni rehat, është e vështirë të flesh gjumë. Gjithashtu, edhe nëse iu ka zënë gjumi, nëse keni mungesë hekuri, do ta keni të vështirë të flini përsëri. Pra ka një kontribuim në mënyrë indirekte të pagjumësia.

3. Vitamina E

Vitamina E ndihmon në ruajtjen dhe funksiononim e shëndetshëm të qelizave. Aftësitë antioksiduese të vitaminës E, ndihmojnë në problemet me gjumin. Rritja e niveleve të kësaj vitamine mund të ndihmojnë në përmirësimin e gjumit.

4. Kalium

Kaliumi është një mineral që stimulon gjumin. Hulumtuesit kanë zbuluar se kur ju merrni sasinë e nevojshme të kaliumit, problemet që kishit me pagjumësinë, do të zhduken.

5. Magnezi

Magnezi është një mineral thelbësor për prodhimin e melatoninës, hormonit të gjumit. Magnezi gjithashtu lehtëson tensionin e muskujve, duke prodhuar një  aminoacidi të njohur si GABA, i cili zbut sistemin nervor./dardania.com


Flash Lajme