A munden disa përbërës në kuzhinën tuaj t’ua shpëtojnë jetën? Një sërë studimesh sugjerojnë që ajo çfarë hani apo pini mund të mbrojë trupin tuaj nga një sërë shqetësimesh. Studimet kanë treguar që rreth 70% e sëmundjeve të zemrës janë të parandalueshme me zgjedhjet e duhura ushqimore.

Ekziston një truk i vogël që kuzhina juaj të kthehet në të mirë të shëndetit: Mos konsumoni të njëjtat ushqime. Sekreti qëndron në lloje të ndryshme të peshkut, perimeve, drithërave të plota dhe përbërësve të tjerë që mund t’i shijoni çdo ditë.

Më poshtë do të gjeni 25 ushqime që ju bëjnë mirë për zemrën:

 

  1. Salmoni i egër

Qoftë i pjekur apo i gatuar në zgarë, salmoni është i pasur me acide yndyrore omega-3 që përmirëson treguesit metabolike për sëmundjet e zemrës. Gjithashtu ka nivele të pasura të selenit, një antioksidant që studimet kanë treguar që rrit mbrojtjen kardiovaskulare.

 

  1. Sardelet

Sardelet janë të pasura me omega-3 në formën e vajit të peshkut, i cili rrit nivelet e “mira” të kolesterolit dhe redukton rrezikun e sulmeve të papritura të zemrës në njerëzit që kanë përjetuar sulme të mëparshme. Përdorni varietete të freskëta dhe jo të konservuara.

  1. Mëlci

Mëlçia përmban yndyrna që janë të mira për zemrën. Më parë njerëzit hanin të tërë kafshën. Mëlcia përmban një sërë yndyrnash dhe kjo është e shëndetshme.

 

  1. Arrat

Arrat janë të pasura me acide yndyrore omega-3, fibra, vitaminë E dhe Folat, të cilat promovojnë një zemër të shëndetshme. Gjithashtu ka përmbajtje të lartë të yndyrnave të poli të pangopura. Hajini pa kripë sigurisht. Arrat gjithashtu ndihmojnë në një kujtesë të mirë.

 

  1. Bajamet

Ashtu si arrat dhe bajamet përmbajnë omega-3.

 

  1. Farat Chia

Thjesht një lugë nga këto fara përmban 60 kalori dhe redukton kolesterolin e keq. Hidhini në kos, supë ose në një sallatë.

 

  1. Tërshëra

Mendohet se konsumimi i tërshërës bën mrekulli në reduktimin e kolesterolit. Por jo nëse hani varietet të përpunuar.

 

  1. Boronicat

Këto boronica janë të paketuara me resveratrol dhe flavonoide, një tjetër antioksidant që ndihmon në parandalimin e sëmundjeve koronare. Vendosini në tërshërën tuaj, smoothie ose kos.

 

  1. Kafeja

Studimet kanë treguar që kafeja është e pasur në antioksidantë dhe redukton rrezikun e tipit 2 të diabetit. Mbi 3 kupa në ditë do të rrisë gjithashtu nivelet njohëse dhe ndihmon në uljen e rrezikut të sëmundjes Alzheimer. (Thjesht shmangni sheqerin në kafe).

 

  1. Vera e kuqe

I kthehemi rëndësisë së resveratrolit, një përbërje me veti antioksiduese, e cila mund të ndihmojë në parandalimin e kancerit. Resveratroli gjendet në manaferra dhe në rrush. “Madirans” dhe “Cabernet” zakonisht përmbajnë sasi të mëdha të procianidinës, një antioksidant që ndihmon në reduktimin e kolesterolit dhe rrit shëndetin arterial.

 

  1. Caj jeshil

Hipertension më i ulët thjesht duke konsumuar një filxhan nga kjo pije për të përfituar nga benefitet e shumta mjekësore. Në ngrohtësinë e butë gjenden katekine dhe flavonoide, antioksidantë me benefite të shumta kardiake duke përfshirë reduktimin e mpiksjes së gjakut.

 

  1. Qumështi i sojës

Ka përmbajtje të lartë të përbërjeve organike isoflavone, të cilat kanë treguar që reduktojnë kolesterolin. Ndryshe nga qumështi, kjo pije nuk përmban kolesterol dhe ka yndyrë të ulët. Gjithashtu përmban niacin, e cila ndihmon në rritjen e qarkullimit.

 

  1. Cokollata e zezë

Po! E dëgjuat mirë. Por të paktën zgjidhni një që përmban të paktën 70% kakao, e cila lidhet me presionin e ulët të gjakut, sepse flavonolet relaksojnë arteriet, dhe rrisin rrjedhjen e gjakut. Sigurohuni që nuk përmban yndyrna të ngopura nga shtesat si vaji i palmës.

14.Rrushi i thatë

Të konsumoni pak rrush të thatë ju ndihmon të reduktoni presionin e lartë të gjakut, sipas një studimi të vitit 2012 të prezantuar në “American College of Cardiology”. Kjo është arsyeja pse rrushi i thatë është i paketuar me kalium, i cili ndihmon në uljen e hipertensionit dhe rrit antioksidantet që ndihmojnë në rritjen e imunitetit.

 

  1. Brokoli

Ju e dinit që kjo perime do të ishte në listë! Kjo perime jeshile ka përmbajtje të ulët kolesteroli, e lartë në fibra, dhe përmban një sërë antioksidantësh. Gjithashtu është i mirë në mbrojtjen e kyçeve, gjithashtu.

 

  1. Lakrat e Brukselit

Edhe nëqoftëse e urreni ose ju pëlqen kjo perime e pasur në vitamina që duket si mini-lakër, nuk ka dyshim që ju bën mirë për zemrën. Disa nga benefitet janë reduktimi i inflamacionit në sistemin kardiovaskular dhe përmirësimi i shëndetit të enëve të gjakut.

 

  1. Lulelakra

Përmban antioksidantë, fibra, allicinë, një komponent të hudhrës që ka treguar që ul rrezikun e sulmeve të zemrës dhe redukton kolesterolin.

 

  1. Një burim i mirë i vitaminës C, kalciumit dhe hekurit, që ndihmon në reduktimin e presionit të lartë të gjakut. Hani dhe lëkurën e tyre gjithashtu, e cila është e pasur me ushqyes të shëndetshëm për zemrën.

 

  1. Drithërat e plota

Rekomandohen drithërat e plota duke përfshirë tërshërën dhe orizin, të cilët rregullojnë kolesterolin. Shmangni drithërat e përpunuara dhe të rafinuara, që lidhen me dëmtimet e zemrës duke përfshirë arteriet e bllokuara.

 

  1. Molla

Mos e qëroni këtë frut- aty gjenden të gjithë antioksidantët, më së shumti polifenolët, të cilët mbajnë nën kontroll kolesterolin nga sulmet e radikalëve të lirë. Mollët (të çdo lloj ngjyre) gjithashtu përmbajnë pektinë, e cila pengon absorbimin e kolesterolit dhe fibra. Rezultati i të ngrënit një mollë në ditë, sipas një studimi? Një ulje 40% në kolesterolin LDL.

 

  1. Portokalli

Një tjetër burim i pektinës, ky frut është i paketuar me një flavanoid që ul presionin e gjakut dhe redukton inflamacionin arterial. Gjithashtu përmban hesperidinë, një përbërje kimike që gjendet te bimët që përmirëson rrjedhjen e gjakut drejt zemrës dhe vitaminë C, një mbrojtës potent ndaj goditjeve të mundshme.

 

  1. Grejpfruti

Si portokajt, grejpfruti përmban vitaminë C, që sipas një studimi, ndihmojnë në mbrojtjen kundrejt goditjeve dhe ndihmojnë në reduktimin e kolesterolit. (Nëse gjendeni në një mjekim për zemrën, Viagara, ose statinë si Lipitori, qëndroni larg nga ky ushqim për mëngjesin, i cili përmban një përbërje që ka treguar të jetë toksike kur përzihet me mjekimet e mësipërme.

 

  1. Avokado

Ky frut është i mbushur me yndyrna të mono-të pangopura, të njohura gjithashtu si “yndyrna të shëndetshme” që mund t’ju ndihmojnë të minimizoni kolesterolin e gjakut dhe mpiksjen e tij. Por gjithashtu kanë përmbajtje të lartë kalorike (240 për një avokado me madhësi mesatare) kështu që kujdes).

 

24.Vaji i avokados i nxjerrë nga fruit

Vaji i avokados është përcaktuar si vaj i shëndetshëm për zemrën për shkak të aftësisë për të modifikuar acidet yndyrorë në indet përreth zemrës. Një studim i 2005 i “National Institute of Cardiology” tregoi që vaji mund të reduktojë forcimin e arterieve, që shpesh çojnë në shfaqjen e sëmundjeve të zemrës.

 

25.Vaji i ullirit

Sigurohuni që të jetë ekstra i virgjër. Vaji i ullirit përmban nivele të larta të “yndyrës së mirë” dhe antioksidantë që ndikojnë në arterie dhe konsiderohet më i shëndetshëm për zemrën tuaj sesa vajërat vegjetalë që nxisin “yndyrën e keqe”.

Ujë me kanellë: 10 arsyet pse ta konsumoni çdo ditë

 

Shija karakteristike dhe aroma e kanellës është një kënaqësi për shqisat tona. Kjo përveç sallatave, ëmbëlsirave të ndryshme etj përdoret edhe si një ilaç natyral të cilën shkenca e ka konfirmuar vazhdimisht efektivitetin. Ka veti antioksiduese, antibakteriale, anti inflamatore dhe shumë më tepër. Ja disa nga arsyet pse ta konsumoni çdo ditë:

 

1• NDIHMON SISTEMIN IMUNITAR

Kjo sepse pijet me kanellë kanë polifenole antioksiduese dhe substanca të tjera që nxisin sistemin imunitar. Vetitë antivirale, antibakteriale dhe anti fungale ndihmojnë në zvogëlimin e ftohjeve, gripit dhe shqetësime të tjera si këto.

 

2•PËRMIRËSON DHIMBJET MENSTRUALE

Sipas një studimi gratë që konsumojnë kanellën shohin se zvogëlojnë dhimbjen e ciklit menstrual. Për këtë ju mund të konsumoni një çaj bimor çdo ditë.

 

3•NXIT HUMBJEN NË PESHË

Uji i kanellës ndihmon për të mbajtur urinë dhe të parandalojë dëshirën për të ngrënë (gjë që ndonjëherë është nervore) .

 

4•UL INFLAMACIONIN DHE DHIMBJET

Ata që vuajnë nga dhimbjet ose artriti mund të përfitojë nga konsumimi kanellës, sepse pas vetive anti inflamatore ndihmon në zvogëlimin e dhimbjes së fortë.

 

5•PËRMIRËSON LËKURËN DHE FYTYRËN NGA AKNET

Konsumimi saj rregullisht përmirëson lëkurën pasi kanella promovon pastrimin e trupit. Duke pasur dhe parasysh fuqinë antibakteriale lufton dhe aknet dhe problemet e tjera inflamatore të fytyrës.

 

6•NDIHMON NË RASTIN E SËMUNDJES SË PARKINSONIT

Sëmundja e parkinsonit është sëmundje kronike progresive degjenerative e trurit. Kanella është në gjendje parandalimin e kësaj sëmundje dhe ta ngadalësojë, kjo për shkak se përbërësit aktivë që përmban kanella përmirësojnë funksionin e trurit.

 

7•SHEQERI NË GJAK

Kanella ndihmon të mbaj brenda normave të duhura sheqerin në gjak. Megjithatë nëse keni diabet, e mira është të konsultoheni me mjekun për përdorimin rregullisht të saj.

 

8•ZBUT INFLAMACIONIN E FYTIT

Nëse ka inflamacion të fytit duke pirë ujë me kanellë ose çaj bimor të ngrohtë me kanellë mund ta ndihmojë në zbutjen e dhimbjes dhe djegies se fytit.

 

9•NDIHMON NË HIDRATIM

Pirja e ujit të kanellës është si një sistem për futjen e përditshme të lëngjeve,që shpesh mungon sidomos në sezonin e dimrit kur ndjehemi më pak të etur. Kjo erëz promovon mirëqenien dhe rregullsinë e zorrëve.

 

10•PARANDALON TUMORET

S’ka dyshim se kjo është e vërtetë duke përdorur dozat e larta të përbërësve aktivë të pranishëm tek kanella. Por konsumimi kanellës së bashku me një mënyrë jetese të shëndetshme dhe rregulla të tjera të dobishme, mund të na ndihmojnë të mbajmë larg kancerin.

 

SI TË PËRGATISNI UJIN ME KANELLË

Ju duhet:

  • 2 shkopinj kanellë
  • 1 shishe qelqi me ujë
  • 2 mollë ( për ta shtuar nëse doni ta ëmbëlsoni aromën dhe të jepni më shumë lëndë ushqyese)

PËRGATITJA:

Lani mirë mollët, i presim në copa as shumë të mëdha as shumë të vogla pa i hequr lëkurën. Mbusheni enën me ujë,shtoni copat e mollës dhe shkopinjtë e kanellës dhe e le të qëndrojë një natë të tërë. Kur pija është gati mund ta konsumoni me temperaturë dhome ose ka dhe nga ata që e preferojnë të ftohtë apo dhe me akull ne këto ditët e nxehta që na presin.

Ju bëftë mirë !!!