Vite më parë të po këtij shekulli, është përjetuar një epidemi mbarë botërore e shëndetit të dobët mental dhe sëmundjeve që lidhen me të. Ndërsa depresioni është ai që lidhet më së shumti me shëndetin mendor, shkak i paaftësisë në mbarë botën nuk ishte ky, por çrregullimet e ankthit.

Rreth 275 milionë njerëz vuajnë nga çrregullimet e ankthit. Që i bie 4% e popullsisë globale, me një përhapje mes 2.5% deri 6.5% në çdo vend, informon Dardania.com.  Rreth 62% e atyre që vuajnë nga ankthi janë femrat (170 milionë), krahasuar me 105 milionë pacientë meshkuj.

Çrregullimet e ankthit kanë simptoma të ndryshme, por ato të përgjithshmet përfshijnë:

  • Frikën, të qenit i shqetësuar për fatkeqësitë që mund të ndodhin në të ardhmen, ndjenja e tensionimit dhe vështirësi përqendrimi.
  • Tensionimi, të qenit i shqetësuar dhe nervoz, dhimbje koke, dridhje, paaftësi për t’u çlodhur.
  • Hiperaktivitet automatik, kur merrni frymë shpejt, dhimbje në abdomenin e sipërm, marramendje ose tharje goje.

Deri në vitin 2030, kostoja e ekonomisë globale, për problemet e shëndetit mendor, do të arrijë në 16 trilionë dollarë, informon Dardania.com.

Si do të ballafaqohet bota me problemet e shëndetit mendor, të cilat janë një kërcënim, pasi çdo ditë vjen në rritje, dhe që janë bërë pengesë e rritjes ekonomike, ishte në rend dite në Samitin Vjetor të Forumit Ekonomik Botëror 2019, në Davos.

Duka i Kambrixhit, princ William, mori pjesë në samitin e Davos, ku foli për Shëndetin Mendor ne Punë, që është iniciativë e tij për të përmirësuar mirëqenien emocionale dhe mendore në vendin e punës.

Shtrirja e plotë e çrregullimeve të shëndetit mental, mendohet të jetë edhe më e lartë nga sa tregojnë të dhënat e fundit, pasi ka të paregjistruar si në vendet e pazhvilluara dhe në ato të zhvilluara. Edhe ata që janë diagnostikuar, nuk janë të prirur të marrin trajtimin e duhur, informon Dardania.com.

Organizatës Botërore të Shëndetit ka vërejtur që:

Sistemet shëndetësore ende nuk janë përgjigjur në mënyrë adekuate barrës së çrregullimeve mendore. Si rrjedhim, hendeku midis nevojës për trajtim dhe ofrimit të tij, është shumë i gjerë të të gjithë botën.

Në vendet me të ardhura të ulëta dhe mesatare, mes 76% dhe 85% e njerëzve me çrregullime mendore nuk marrin trajtim.  Në vendet me të ardhura të larta, mes 35% dhe 50% është po e njëjta situatë, njerëzit me çrregullime mendore nuk marrin trajtim”./Përshtati nga World Economic Forum, Enkeleda Bodini/ Dardania.com


Flash Lajme