A i dëmton ekrani fëmijët? Sa orë duhet të rrinë fëmijët para ekraneve, televizive dhe kompjuterike? Janë pyetje që çdo prind i bën vetes, që fëmija i tij të rritet sa më i shëndetshëm.

Organizata Botërore e Shëndetësië, tanimë ka publikuar orët e sakta që një fëmijë nga 0 deri në 4 vjeç duhet të rrijë para ekranit, duke përfshirë ekranet televizive dhe elekronike.

Sipas OBSH, fëmijët nga 0 deri në 2 vjeç, nuk duhet të rrinë asnjë minutë para ekranit.

Fëmijët nga 2 deri në 4 vjeç, duhet të rrinë maksimalisht një orë në ditë.

OBSH këshillon që fëmijët mes 1 dhe 4 vjeç duhet të kalojnë të paktën 3 orë në ditë të angazhuar në aktivitete fizike./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme