Gjethet e limonit përdoren në gatime dhe lëngjet e frutave për të ofruar një shije dhe aromë shtesë. Gjethet e limonit janë të pasura me vitaminë C që forcon sistemin imunitar dhe rrit nivelin e përthithjes së vitaminave nga organizmi.

Pema e limonit përmban vitaminën P, që ndihmon në forcimin e enëve të gjakut. Gjethet e limonit në formën e vajit esencial që përdoret në lëkurë luftojnë inflamacionin. Gjethet duhen mbajtur në ujë të ngrohtë për të shtuar urinimin, kundër kontraktimeve muskulare dhe problemeve me fytin.

Limonët luftojnë bakteret dhe si rrjedhojë rekomandohen për probleme të ndryshme shëndetsore të shkaktuara prej tyre. Gjethet e limonit janë aromatike, kanë një ngjyrë të gjelbër të errët dhe me shkëlqim. Përdorimet e tyre janë të shumta, për vetë faktin se nuk janë toksike dhe mund të përfshihen në gatim.

Nëse ju ndodhet një pemë limoni në hapësirat tuaja, atëherë do të mund të përftoni prej saj shumë vlera dhe ushqyes.


Flash Lajme