Sipas Organizatës Botërore të Shëndetit, numri i personave që vuajnë nga demenca, që shkaktohet kryesisht nga sëmundja e Alzheimerit, pritet të trefishohet deri në vitin 2050.

Të jetosh shëndetshëm redukton rreziqet e demencës.

OBSH-ja rekomandon të bëni sa më shumë sporte, të mbani një dietë mesdhetare, të mos pini duhan, të reduktoni konsumimin e alkoolit, të ruani nivelet e diabetit dhe kolesterolit, do t’ju ndihmojë të ulni rrezikun e demencës.

 “Provat shkencore të mbledhura (…) konfirmojnë atë që dyshohej prej disa kohësh, pra ajo që i bën mirë zemrës, është gjithashtu e mirë për trurin tonë”, theksoi drejtori i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në një komunikatë.

Sipas OBSH-së  në të gjithë popullsinë, mes 5% dhe 8% e personave të moshuar nga 60 vjeç e sipër do të preken nga demenca./K.C/dritare.net./K.C/dritare.net


Flash Lajme