Përshtati në shqip: Arlinda Rexhmati

Koha që fëmijët kalojnë para ekranit është rritur tej mase dekadën e fundit, duke shqetësuar ekspertët për impaktin që televizioni, tabletat dhe smartfonët kanë në këto vite kritike për zhvillimin e shpejtë të trurit.

Në një studim të ri u skanua truri i fëmijëve nga 3 deri në 5 vjeç dhe u zbulua se ata që qëndronin para ekranit më gjatë se sa 1 orë pa përfshirjen e prindërve, kishin nivele më të ulëta të zhvillimit të lëndës së bardhë të trurit – një zonë kyçe për zhvillimin e shkrimit, gjuhës dhe aftësive konjitive.

“Ky është studimi i parë që dokumenton lidhjen mes qëndrimit të lartë para ekranit dhe masave më të ulëta të strukturës së trurit dhe aftësive në fëmijët e moshës parashkollore”, u shpreh autori kryesor Dr. John Hutton, pediatër dhe studiues klinik pranë spitalit “Cincinnati Children’s”.

“Kjo është e rëndësishme sepse truri zhvillohet më shpejt gjatë pesë viteve të para të jetës”, tha Hutton. “Në këtë periudhë truri është shumë plastik dhe përthith gjithçka, duke formuar këto lidhje të rëndësishme që zgjasin gjithë jetën”.


Qëndrimi më gjatë para ekranit u lidh me shenja të zhvillimit më të ulët të lëndës së bardhë (treguar me blu në figurë) në gjithë trurin.

Burimi: CNN/ Jama Pediatrics


Flash Lajme