I ftuar në emisionin rubrikën “Për drekë me mua”, në programin “E Diela Shqiptare”, në Tv Klan, këngëtari Pirro Çako, nuk i ka shpëtuar pyetjes nëse është i lidhur.

“A je i lidhur me ndonjë gocë, o burrë?!”-ishte pyetja direkte e bërë nga Blerina Bombaj.

“Njeriu nuk është bërë për të jetuar vetëm. Të gjithë kemi nevojë për dikë. Aktualisht, jam në një shoqëri shumë të mirë. Ndihem shumë komod, shumë mirë dhe shpresoj të vazhdojë kjo gjë”,- u rrëfye Pirro, duke dhënë një herë e mirë përgjigje për jetën e tij private./I.M-Dritare.net


Flash Lajme