Kënga titullohej “Se parfe”, ndërsa ia kishin shoqëruar edhe videoklipin, për të cilin ishin shpenzuar 6000 euro.

E ftuar në “Trokit”, këngëtarja tha se e ka fshirë atë këngë nga kanali YouTube, madje e quajti skandaloze.

“Ishte një këngë idiote, kam shpenzuar 6000 euro. Skandaloze. Lekë të hedhura kot, në plehra. E kam hequr nga Youtube. I jep lekët pak nga pak dhe në fund thua çfarë bërë”, tha ajo.

Për ndryshe, Braka së fundi ka bashkëpunuar me Shpat Kasapin për këngën “Dashni pa krahë”. /Lajmi.net/


Flash Lajme