Labinot Tahiri – Labi, ka falënderuar gruan e tij për përkrahjen në jetë dhe karrierën si këngëtar. Ai është një prej këngëtarëve më të pëlqyer aktualisht. Në shumë intervista Labin e keni dëgjuar, teksa ka folur edhe për të kaluaren e tij para se ai të bëhej këngëtar.

Labi me anë të një fotografie të publikuar në Instagram ka falënderuar gruan e tij, e cila i ka qëndruar gjithmonë afër si në momentet e vështira edhe të mira.

Ai gjithashtu ka shprehur dashurinë e madhe që e ka për të.

“Qëndrueshmeria në jetë, vlen më shumë se sa pasuria dhe letrat me vlerë. Për faktin që jetojmë të fortë, kjo u bë se deshti Zoti , dhe ti më deshte edhe kur nuk kisha( Lekë) Prandaj isha dhe jam shërbetori yt si i shumë njerëzve pa ndryshuar asnjeherë as nga karriera e as nga paraja. Humanizmit i takojmë të dy se sa kam dhënë unë ke dhënë edhe ti du te them se JEMI NJË”, ka shkruar Labi në Instagram.


Flash Lajme