Kim Kardashian ka zhvilluar një takim me Presidentin Trump, në Shtëpinë e Bardhë. Së bashku ata diskutuan për ndërmarrjen e reformave të reja në drejtësi. Gjatë fjalës së saj Kardashian njoftoi për një program të ri që ajo e kishte planifikuar me kohë, për të gjithë të ata që e kishin shlyer dënimin dhe për riintegrimin e tyre në shoqëri.

Por Kim më shumë se sa me fjalën e saj gjithmonë vëmendjen e merr me pamjen e saj. Në këtë rast ajo kishte zgjedhur një kostum tepër në modë, ngjyrë jeshile të errët, me xhaketë të gjatë por pak të hapur në pjesën e përparme. Flokët e shkurtra të zeza me një make-up me ngjyra te lehta toke, nxirrnin në pah një tjetër Kim, më shumë serioze siç nuk jemi mësuar ta shohim shpesh./L.F-dritare.net

Foto 1 nga 6


Flash Lajme