Analisti dhe gazetari i njohur Mustafa Nano ishte një nga të ftuarit e sotëm të “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Siç dihet tashmë ky emision është ndër më sportivët, ku siç deklaron gjithnjë drejtuesi Arian Çani, gjithkush është i lirë të vishet si të dojë dhe të flasë pa komplekse.Ndaj edhe i ftuari Mustafa Nano kishte zgjedhur të vishte xhinse të grisura, por ky detaj nuk i shpëtoi drejtuesit të emisionit Arian Çani, i cili përpara se të fillonte intervistën iu drejtua Nanos duke e pyetur se përse ishte veshur me xhinse në “Zonë e Lirë” ndërkohë që në emision e tij “Provokacia” vishet serioz.

Nano i vënë në siklet, u shpreh se “Zonë e Lirë” është emision sportiv dhe “të lejon të vishesh edhe me brekë dhe kanatjere”.Arian Çani: Para se të fillojmë… Përse ke ardhur me xhinse të grisura sot te emisioni im? Me këto xhinse ti nuk shkon asnjëherë tek emisioni jot…

Mustafa Nano: Emisioni jot është… Emisioni jot të jep shansin të jesh vetvetja sepse është emision sportiv, një nga arsyet se përse vij këtu kjo është. Këtu mund të vish edhe me brekë dhe kanatjere.

Arian Çani: Faleminderit Muçi./klan


Flash Lajme