Pas 8 muajsh në burg, ditën e djeshme reperi i njohur Stresi është liruar me kusht. Pas 8 muajsh brenda, u morr vendimi që ai të lihej i lirë. Pas 8 muajsh në burg, Arkimed Lushaj lirohet me kusht! Gjykata ka vendosur lirinë me kusht të Stresit, i cili u akuzua për armëmbajtje pa leje dhe sasi lëndësh narkotike.



Reperi prej më shumë se 1 viti përgjohej nga autoritetet, i dyshuar si trafikant droge. Lushaj u kap duke orientuar shitësit të çonin drogë në disa lokale dhe jo vetë. Ndonëse që nga dita e djeshme  do të jetë i lirë, Stresi do të qëndrojë nën vëzhgimin e policisë dhe do t’i duhet të zbatojë rregullat e vendimit të gjykatës.

Edhe gjatë qëndrimit të tij në burg, Stresi nuk i kurseu disa deklarata ndaj “spiunëve” dhe sigurisht dedikimet e dashurisë për Keisin. Dhe sigurisht që e  para që ka reaguar për lajmin e lirimit të tij ka qenë ajo.

Keisi ka postuar një story: “Faleminderit zot”, ka shkruar në postimin e saj duke treguar kështu lumturinë e madhe që ka për daljen e partnerit të saj dhe më pas ka publikuar dhe një foto të Stresit si dhe një foto tjetër ku gjithë familja së bashku me të e presin jashtë ambientit reperin.

Kujtojmë që prej disa javësh Keisi ka qenë në Tiranë ku dhe ka shprehur mbështetjen e madhe për Stresin nëpërmjet postimeve të ndryshme.


Flash Lajme