Edhe pse në shkurt të këtij viti, Adelina Ismaili tha në “E diell” se kënga e saj e fundit, “Sa 1000 engjuj” ishte e fundit për publikun, në fillim të qershorit u zbulua bashkëpunimi krejt i papritur i saj me Rinën.

Në një intervistë për “Gjesi” në T7, këngëtarja zbuloi arsyen pse vendosi të bashkëpunojë me reperen.

“U takuam te parukieri ynë i përbashkët,” tha ajo. “Më ka pëlqyer edukata e saj. U prezantua si sheqer, shumë e ëmbël, shumë e mirë. Te mosha e saj, të qenurit kaq e edukuar është e rrallë.”

Më tej, Adelina thekson se fakti që Rina studion në Akademinë e Muzikës ndikoi më shumë. “Ma bëri zemrën copa-copa. Për ata që studiojnë në Akademinë e Muzikës e kam njëfarë dobësie. Nisa ta dëgjoja dhe pashë një stil të veçantë”.


Flash Lajme