Reperi nga Gjilani, Duda, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“S’ki sen” titullohet kënga e re e reperit shqiptar, të cilën e ka shoqëruar edhe me videoklip.

Ky projekt i tij është publikuar në platformën YouTube dhe për klipin e Dudës është përkujdesur produksioni Urban Graphis.

Reperi po vazhdon të jetë aktiv me projekte të reja, ndërsa po pëlqehet nga fansat për stilin e tij muzikor.

Duda po ashtu shënon një karrierë të gjatë me shumë sakrifica, ndërsa ka arritur t’i mbijetojë kohës, duke mbetur njëri ndër emrat më të talentuar, që kanë qëndruar për shumë vite në skenë.


Flash Lajme