Aktorja e njohur Bella Thorne ishte kërcënuar se do t’i publikohen fotot lakuriq, ndërsa i habiti të gjithë duke i publikuar vetë ato.Bella Thorne ishte emocionalisht e tronditur pasi u kërcënua se dikush posedon fotografitë e saj lakuriq dhe do t’ia publikojnë asaj, shkruan DailyMail, transmeton lajmi.net.

Gjatë një interviste për emisionin “ABC”, të hënën, fituesi i “Oscar”, 63 vjeç me sa duke fajësoi aktoren për kërcënim “Nuk më intereson sa vjeç jeni, ju nuk bëni fotografi lakuriq vetë”.

21-vjeçarja të nesërmen në Instagram postoi një video, duke i kthyer përgjigje atij me fjalët “Turp të kesh”.

Pasi publikoi vetë fotot nudo, Bella postoi videon në të cilën shfaqet duke qarë dhe thotë se ndien neveri ndaj këtij rasti.

“Duke shikuar këtë intervistë, më bëri të ndihem keq për veten time. Shpresoj që je i lumtur, shpresoj që je shumë i lumtur”, tha ajo mes lotësh.

Ajo tha se imagjinon që fëmijët që detyrohen të publikojnë këto foto, më pastaj mund të bëjnë vetëvrasje.

“Ai më ka dërguar fotot e shumta lakuriq të të famshmëve të tjerë, ai nuk do të ndalet me mua ose me ata, thjesht do të vazhdojë”, shtoi aktorja.

Si dëshmi, Bella ka publikuar mesazhet që pretendon se hakeri ia dërgoi duke e kërcënuar me publikim të tyre dhe si kundërpërgjigje i postoi edhe fotot nudo.


Flash Lajme