Vetëm një muaj më parë, barku i Arianës ngjante akoma sikur thjesht e kishte tepruar pak me pizza-t. Por së fundmi, bashkëshortja e këngëtarit të njohur Ermal Fejzullahu pozoi me barkun e rrumbullakosur në muajin e 5-të dhe mund të themi se vogëlushja Fejzullahu ka filluar të rritet e të bëhet gati të dalë pas 4 muajsh pra, në tetor!



Ariana Fejzullahu e postoi foton në ‘Instagram’, duke shkruar edhe një përshkrim: “Që tani në muajin e pestë. Kjo po ecën ca si shumë shpejt!”

Shtatzënia e katërt e Ariana Fejzullahut u konfirmua muajin e kaluar, përmes një interviste në “RTV 21” ku Ermali tha se janë shumë të lumtur.

“Po, është e vërtetë. Dashtë Zoti të jemi me shëndet, të jetë mirë, kjo ka rëndësi” Më tej, “Prive” zbuloi edhe gjininë: vajzë! Ermali dhe Ariana bëhen prindër të një vajze për herë të tretë. Ata kanë edhe dy vajza të tjera: Bunën dhe Erën si edhe një djalë, Artin.


Flash Lajme