Me debate ka nisur edhe ditën e sotme seanca plenare, ku si çdo të enjte deputetët janë përfshirë në akuza dhe debate. Kryeministri Rama ka qenë ditën e sotme në seancë, ku dhe ka ndjekur fjalën e ligjvënësve.

Por duket se një telefonatë urgjente ka bërë që ai të largohet me shpejtësi. Megjithatë rruga deri tek ambjentet e jashtme të Parlamentit nuk ka qenë e lehtë për Ramën. Ashtu si shihet edhe nga fotot, kryeministri ka dashur të dalë me shpejtësi, por ministret e tij, nuk kanë luajtur nga vendi, duke ia vështirësuar kalimin pas karrigeve Ramës.




Flash Lajme