Kevin Costner dhe Whitney Houston ishin protagonistët e filmit që u dhanë famë ndërkombëtare “Truproja” “The Bodyguard”. Së fundmi aktori 64-vjeçar ka bërë një deklaratë të fortë, në lidhje me portretin ose coverin e filmit ku shfaqej Whitney bashkë me Kevinin, në shi.

Kevin thotë se, ajo që ai mbante në krahë, në shi nuk ishte Whitney.

Në një intervistë për Entertainment Daily, ylli i Hollivudit shpjegoi se ai ishte në të vërtetë duke mbajtur një femër në krahët e tij, por nuk ishte Whitney, informon dritare.net

“Whitney kishte shkuar në shtëpi dhe ajo që mbaja në krahë ishte dubluesja e saj. Koka e saj ishte mbështetur pas shpatullave të mia, ishte e përshtatshme gjithsesi. Ajo ishte e frikësuar.”,- tha aktori.

Në filmin ikonë, Kevin kishte rolin e një ish-agjenti të Shërbimit Sekret Frank Farmer, i cili është caktuar për të shërbyer si truprojë për këngëtaren e R & B Rachel Marron, e luajtur nga Whitney.

‘The Bodyduard”, u bë hit i viteve 1992 nga kompania Warner Bros, që grumbulloi mbi 313 milionë dollarë në mbarë botën.dardania.com


Flash Lajme