Gold AG ka zgjedhur të pushojë në bregdetin shqiptar.Reperi Arian Agushi i njohur ndryshe si Gold AG ka zgjedhur bregdetin shqiptar për të pushuar, shkruan lajmi.net.

Duke qenë se është shumë aktiv dhe ka publikuar një numër të madh projektesh, sigurisht se Ariani ka gjetur pak kohë për veten e tij.

Ai e ka publikuar një foto në Instagram në të cilën shihet në një prej hoteleve dhe pranë fotos ka thënë se ani pse ka vizituar shumë vende të botës, askund nuk ka gjetur si në atdheun e tij.

“E eca krejt botën kalova çdo ven, kun ma mir s’gjeta se n’atdheun tem ??❤️”, ka shkruar Gold AG pranë fotografisë.


Flash Lajme