Marina dhe Getoari kanë nisur pushimet e tyre. Çifti ka zgjedhur këtë vit që të kalojë disa ditë relaksi në Barbados. Ashtu si pritej, moderatorja ka ndezur rrjetin me disa foto sensuale të postuara nga pishina.

Por mesa duket jo vetëm fansat virtual janë mahnitur nga këto pamje. Ashtu si shihet edhe në këto foto, edhe pushuesit pranë tyre, kanë mbetur të mahnitur nga bukuria e saj.  Ndjekësit e kanë vënë re këtë detaj dhe kanë vërshuar në një lumë komentesh. “E paske nda atë me gru, ajo edhe me u myt ky as që e ven re,”– shkruan një komentues. “Po ai ça ka që shikon?”- shkruan një tjetër komentues. “Shiko gruan thuaj atij bandillit mbrapa se do të mbytet o i shkret,”- vijon një ndjekëse.




Flash Lajme