E ftuar në “E diell” këngëtarja Angjela Peristeri ka treguar se vuan nga fobia për lartësitë dhe shkallët elektrike.

Këngëtarja ka treguar edhe një episode mjaft të sikletshëm.


Në vitin 2015 kur ajo mori pjesë në “Kënga Magjike” në duetin e saj me Erik Lloshin “T`kam bërë të qash” i ka ndodhur një episod që i është dashur të bëjë një sakrificë.

“Mbaj mend që Joni Peçi më kishte qepur një fustan stil sirene të gjatë deri në fund të këmbëve dhe ka qenë skena që duhet të zbrisnim përmes shkallëve” kujton Anxhela.

Këngëtarja shpjegoi se edhe kur bënte prova me atlete ajo dridhej nga frika.

“3 orë para spektaklit, i them Jonit që unë me këtë fustan nuk zbres dot. Mora gërshëret, e preva fustanin dhe dola në skenë. Si përfundim atë natë, unë jam komentur si veshja me keqe e gjithë festivalit” tha Anxhela./ I.M-Dritare.net


Flash Lajme