Aktori i humorit Bes Kallaku, ishte i ftuar në “Late Night Show”, ku foli për fillimet e karrierës së tij, duke treguar se ë atë kohë mbështetja e tij ka qenë Agron Llakaj.

Besi tha se Llakaj e ka marrë në shtëpinë e tij të flinte, kur ai flinte në karriget e Top Channel, vetëm për t’u bërë aktor.

Nuk e kam thënë kurrë, por ja vlen ta them që Agron Llakaj ka qenë një nga ata që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë për mua. Nuk dua ta bëj bajat fare, por në fillimet e mia flija në karrige. Agron Llakaj ka qenë personi që më hapi derën e shtëpisë dhe më tha hajde fli tek shtëpia ime,” është shprehur Besi./E.B/dritare.net


Flash Lajme