Dua Lipa ka vendosur një tjetër rekord në muzikë. Këngëtarja 23-vjeçare me origjinë shqiptare është e para femër në histori që ka tre këngë që janë dëgjuar mbi 800 milionë herë në Spotify.

Dua e ka arritur këtë rekord me këngët “New Rules”, “One Kiss” dhe “IDGAF”. Dua Lipa nuk ka publikuar një këngë të re prej muajsh, por më herët ka njoftuar fansat se është duke punuar me albumin e ri dhe shumë shpejt do të publikojë projektet e reja. Në muajin shkurt, Dua u bë e para shqiptare që fitoi dy çmime Grammy, eventi më i rëndësishëm muzikor në SHBA.


Flash Lajme