Pamela Anderson ka bërë një postim të gjatë në llogarinë e saj të Instagramit, duke e akuzuar futbollistin Adil Rami se e kishte abuzuar se kishte qenë abuzues dhe se e kishte tradhtuar gjatë dy vjetëve sa ishin në lidhje dashurie.

“Dy vjetët e fundit të jetës sime kanë qenë një gënjeshtër e madhe. Kam qenë e mashtruar dhe e besoja se ne ishim në <<dashuri të madhe>>? Jam e shkatërruar pasi në ditët e fundit e kuptova që ai e kishte jetuar një jetë të dyfishtë. Dikur bënte shaka për lojtarët tjerë që kishin apartamente afër grave të tyre. Ata burra ai i quante përbindësha”, shkroi Pamela në postimin e saj.

“Por kjo është ende më keq. Ai i gënjeu të gjithë. Si është e mundur t’i kontrollosh zemrat dhe mendjet e të dyja grave në këtë mënyrë – Jam e sigurt që ka ende të tjera. Ai është përbindësh”.

“Si është e mundur që kam mundur të ndihmoj aq shumë gra të tjera, pa qenë mjaftueshëm e mençur për ta ndihmuar veten”, ka përfunduar postimin e saj aktorja.


Flash Lajme