Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton i mahniti të gjithë sot, teksa mbërriti në një seminar fotografik, si shefja e re e Shoqatës Fotografike Mbretërore.

Kate u bashkua me të rinjtë që morën pjesë në punëtorinë e shoqatës, e cila mbështet të rinjtë me aftësi ndryshe nga Mbretëria e Bashkuar, informon dritare.net

Këtu fëmijët mësojnë rreth elementeve të ndryshme të fotografisë si: portretet, dritëhija, ngjyrat etj. Krahas zhvillimit të aftësive, punëtoria do të nxjerrë në pah sesi fotografia ofron një gjuhë universale për të rinjtë që të shprehin veten, të lirojnë mendimet dhe ndjenjat e tyre.

Dukesha dukej mahnitëse veshur me një fustan gri veror nga ‘Carina’, i cili paraqiste një print të mrekullueshëm paisley. Mbretërorja e bukur, zgjodhi t’i mbajë flokët zgjidhur, dhe dukej me e freskët se kurrë më parë.dardania.com

Foto 1 nga 31


Flash Lajme