Rihanna është paditur në gjykatë nga një nga një grua e verbër, e cila pretendon se kompania e këngëtares “Fenty Beauty” nuk është praktike për të.



Gruaja që ka ngritur këtë padi është Beatriz Gutierrez, e cila ka pretenduar se faqja përmes së cilës bëhen blerjet online të produkteve të Rihannës, nuk është e pajisur siç duhet për nevojat e saj.

Sipas dokumenteve të marra nga The Blast, klientja mendon se “Fenty Beauty” nuk përdor teknologji për standarde të leximit të ekranit të industrisë, që u mundëson përdoruesve të verbër të bashkëveprojnë me këtë faqe interneti.

Gutierrez po kërkon një urdhër të menjëhershëm për të detyruar “Fenty Beauty” t’i përmbahet standardeve federale të kërkuara për klientët me dëmtime të dukshme dhe po kërkon gjithashtu dëmshpërblim prej rreth 15,000 dollarë.


Flash Lajme