Arilena Ara, pas konkurrimit në konkursin e muzikës, “X Factor”, pushtoi tregun shqiptar me hitet e saj. Me një zë të ëmbël, por herë-herë edhe shpërthyes, Arilena që në moshë të vogël është bërë pjesë e muzikës.

Përtej vlerësimit për zërin, ka një detaj që bie në sy në fotot e saj të publikuara në rrjetet sociale.

Ndryshe nga vajzat e tjera të showbizit, ajo  është kaq natyrale.

Me sy jeshil që i vezullojnë në çdo foto, fytyrën dhe buzëqeshjen e ëmbël, Arilena është shumë larg vajzave të tjera që nuk i kanë rezistuar operacione plastike.

Përveç kësaj, rrallë herë ndodh ta shohësh Arilenën me make-up. Ndoshta vetëm në xhirimet e klipeve.

Dhe mirë bën, duket kaq ndryshe nga të tjerat dhe njëkohësisht shumë e bukur./L.F-dritare.net


Flash Lajme