Një ndër aktorët më të njohur të kinematografisë turke dhe shumë i pëlqyer nga shqiptarët, këtë javë do të vijë në Prishtinë.

Bëhet fjalë për Erkan Pettekaya, apo i njohur ndryshe si ‘Xhihani’ i serialit “Fate të Kryqëzuara”, i cili do të mbërrijë të premten në kryqytetin e dytë shqiptar në Ballakan, pasi do të jetë prezent në Kosovë për herë të parë.

Mësohet se aktori turk është i ftuari special i promovimit të emisionit “Qejfi më i madh se Stambolli” – emision i Linda Imamit që nis transmetimin të premten në Klan Kosova.

Lajmin për këtë e ka bërë të ditur vet aktori Pettekaya, përmes një videoje të publikuar në rrjetin social Instagram.

Ai madje nuk ka hezituar që të shkruaj edhe në shqip, duke përshëndetur fansat shqiptarë dhe njoftuar për ardhjen e tij.

“Përshëndetje, shihemi së shpejti”, kanë qenë fjalët e aktorit turk në Instagram.

I njëjti ka pasur një ndër rolet kryesore të serialit “Fate te Kryqëzuara”, i cili kishte shikueshmëri të madhe edhe në trevat shqiptare.

Por Pettekaya ka lujtuar në shumë filma turk të cilët janë transmetuar edhe në Kosovë dhe kanë qenë shumë të ndjekur.

View this post on Instagram

@lindaimami #kosova hayırlı ugurlu olsun Linda . ???????? @qejfi_ma_i_madh_se_stambolli. Pershendetje, shihemi së shpejti ?

A post shared by Erkan Petekkaya (@erkanpetekkaya) on


Flash Lajme