“Ç’do të thotë të jesh e bukur?”, si ka ndryshuar përcaktimi i bukurisë ndër vite e dekada dhe sa po ndërhyjnë mjekët estetistë. Kjo ishte tema që u diskutua mbrëmjen e djeshme në “Opinion”.



Pa zbuluar identitetet, gazetari Blendi Fevziu solli shembullin e 3 prezantueseve të njohura shqiptare, për të cilat tha se janë të gjitha me buzë njësoj.

“Këto janë buzët e 3 prezantueseve të njohura televizive në Shqipëri, janë të gjitha njësoj. Të gjitha njësoj, njësoj, njësoj komplet. D.m.th. duket se edhe masën e fryrjes e kanë të ngjashme dhe hajde bëje dallimin. Duket një lloj bukurie, e cila në një farë mënyre nuk lidhet edhe me karakterin. Bukuria është edhe një shprehje e karakterit të gjithsecilit, është thënë gjithmonë, por mesa duket sot është një shprehje e karakterit të edhe të mjekut estetik”, tha ai.


Olti Curri: Nuk më duken të bëra këto buzët…

Blendi Fevziu: S’janë asnjëra të bëra ë?

Olti Curri: Me thënë të drejtën…Tek kjo e djathta janë fryrë sepse ka bërë faseta, dhe fasetat…

Blendi Fevziu: Me terma teknikë, mua më ngatërrove.

Olti Curri: E mo këto dhëmbët që i bëjnë si pllaka banjoje.

Blendi Fevziu: Ata që i mbanim ne kur ishim të vegjël me tela.

Olti Curri: Jo, jo, tani që i kanë të gjithë dhëmbët si pllaka banjoje. Duket sikur i kanë bërë me këto pllakat majolike.

Blendi Fevziu: I kanë dhëmbët njësoj, buzët njësoj, hundën njësoj, po i kape portret, nuk kupton më ku je.

Olti Curri: I prishi Kim Kardashin të gjitha gocat se ishin mirë…


Flash Lajme