Kejvina Kthella është një nga vajzat më të njohura të show bizzit shqiptar, e cila njihet për format e saj trupore. Ajo nuk heziton që t’i ekspozojë ato në rrjetet sociale.

Shumë e ndjekur në Instagram, Kejvina publikon vazhdimisht foto provokuese, por edhe zbulon detaje nga jeta private.



Së fundmi, e kemi parë aktive në botën e modelingut, pasi është bërë pjesë e brandit botëror Guess dhe me detajet na ka mbajtur të përditësuar në rrjetet sociale. Kejvina njihet për humorin, që e karakterizon.

Dje bukuroshja ka publikuar një foto shumë gallatë, ku shumë vajza mund të gjejnë veten. Nëpërmjet kësaj fotoje të publikuar në ‘Instastory’, ku shihen disa vajza me bikini që bëjnë foto, Kejvina ka dashur të na tregojë se si janë prapaskenat e realizimit të një fotoje perfekte e të pasmeve për në ‘Instagram’.
“Verë 2019”, ka shkruar Kejvina dhe fotoja që ka postuar flet vetë.


Flash Lajme