Producetja e “Anabel Hostel” dhe themeluesja e revistës “Anabel” Dalina Buzi ka treguar gjithmonë “dhëmbët” tek jeta e saj personale. Në “E Diell” ajo u dorëzua disi dhe tregoi fillimet e njohjes me bashkëshortin e saj që ngjan tamam si nëpër filma.

“Së pari dua të sqaroj se unë nuk e nxjerr bashkëshortin në media sepse ai nuk do, është tirons, e njohin të gjithë dhe s’e sheh të arsyeshme të dalë në rrjetet sociale, por në evente, punë dhe xhirimet e Anabel Hostel ai ka qenë gjithmonë prezent” pohon Dalina.

“Në vitet 2000 njohja me burrin ka qenë shumë e zakonshme. Ai më ndoqi me makinë, më ndaloi në rrugë dhe me ftoi në kafe pasi më kishte parë te liqeni” kujton Dalina.

Por a pranoi kaq kollaj Dalina të dilte në takim me të?

“Në fakt jo, u përpoq pak” rrëfen Buzi. Më kishte dërguar mesazh, por asokohe punoja te programi “Më shumë dashuri” dhe isha e mbytur në punë dhe nuk i ktheja fare përgjigje. Ndërkohë ai vjen me makinen e tij “Hummer” te Gjykata e Tiranës më ndalon para këmbëve dhe pasi më bën një kompliment që dukesha në formë më fton për të dalë. Mbaj mend që kafja e parë ka zgjatur 8 orë” përmbylli rrëfimin e saj Buzi.

Producentja nuk i shpëtoi paq nga “Këndi i së vërtetës”. A rrihet me një burrë gjithë jetën, ishte pyetja e fundit e intervistës që Dalina iu përgjigj kështu:

“Rrihet duke i lënë secilit hapësirën e nevojshme. Unë dhe bashkëshorti im jemi shumë të mbushur me jetët tona, ai ndjek pasionet e veta me varka dhe peshkim, unë të miat me serialin ama për familjen bëhemi bashkë dhe jemi tërë kohës në telefon. Thelbi i martesës është ky: partnerin nuk mund ta ndryshosh, ose do ta pranosh siç është ose i bie të ndahesh” sqaroi Dalina./Top Channel


Flash Lajme