Bora Zeman dhe Donald Veshaj janë një nga çiftet që më së shumti po përfliten kohët e fundit. Edhe pse deri më tani ata nuk kanë folur hapur për këtë marrëdhënie, detaje nga e përditshmja e tyre na i ka “vulosur” tanimë këttë histori.

Kështu ka ndodhur edhe në foton e fundit që moderatorja ka publikuar. E veshur vetëm me një bluzë dhe me filxhan kafeje në dorë, Bora shfaqet në shtëpinë e Donaldit. “Ju duhet vetëm dashuri…dhe një filxhan kafeje”,– shkruan Bora Zemani në foton e postuar.



Jemi të bindur që kjo është shtëpia e aktorit, pasi ai vetë e ka publikuar gjatë emisionit  “E Diela Shqiptare”, ku në rubrikën “Për drekë me mua”, Donaldi prezantoi pamje nga apartamenti i tij. E tanimë mendojmë që një foto e tyre së bahsku apo një deklaratë dashurie do të ishte idealja edhe për këtë çift.


Flash Lajme