Angelina Jolie dhe Brad Pitt po qetësohen pas divorcit të bujshëm dhe gjërat kanë kaluar në një tjetër nivel. Sipas burimeve për “The Sun” aktorja e njohur i ka ofruar ish-bashkëshortit mundësinë për të kaluar pushimet me fëmijët dhe të, njësoj si dikur.

Pjesën më të madh të kësaj vere, Angelina do e shpenzojë duke filmuar ‘Those Who Wish Me Dead’ dhe kjo është një mundësi e artë për Brad Pitt që t’i bashkohet familjes në pushimet e verës.

Pas këtyre javëve bashkë, pritet që gjërat të rregullohen të paktën deri në atë fazë sa të ketë mirëkuptim mes Jolie dhe Pitt.


Flash Lajme