Kohët e fundit po flitet në media se moderatorja Albana Osmani, pas 15 vjetësh, do të largohtet nga Top Channel.

Në lidhje me lajmet që kanë qarkulluar moderatorja nuk ka reaguar, ndërsa së fundmi i është përgjigjur pyetje së një fansi në Instagram.

“A janë të vërteta këto që kanë shkruar portalet së fundmi?”, e pyeti njëri nga fansat, Albanën.

Ajo u përgjigj duke i thënë: “Unë them gjithmonë ‘mos u merrni me llafe’. Njerëzit e mëdhenj janë ata që bëjnë diferencën nisur nga gjëra të vogla. Unë çmoj profesionistët dhe njerëzit besnik përreth meje”.

Albana Osmani gjithashtu ka folur dhe për planet e saj në televizion, ajo ka thënë se po shikon propozimet e deritanishme./E.B-dritare.net


Flash Lajme