Bregdeti shqiptar sikur çdo vit tjetër, edhe sivjet po mirëpret turistë nga e gjithë bota. Në këto ditë të korrikut, për pushime bregdetin shqiptar e ka zgjedhur edhe një aktore e njohur.

Bëhet fjalë për aktoren e mirënjohur dhe të dashur turke, Farah Zeynep Abdullah. Aktorja e serialit turk ‘Kurt Sejit dhe Sura’, ka zgjedhur Shqipërinë si destinacionin e pushimeve të saj, konkretisht jugun.

Prej ditësh ajo ka publikuar foto nga mrekullitë e bregdetit tonë, duke zbuluar së fundmi edhe destinacionin që ka zgjedhur.

Si fillim ajo ka vizituar Sarandën, ndërsa momentalisht është në Radhimë, Vlorë. Në disa prej fotove, Farah ka shkruar se është dashuruar me bregdetin shqiptar dhe duket se po e shijon shumë qëndrimin këtu.

Komentet nga fansat shqiptarë kanë qenë të shumta, pasi prania e aktores shumë të dashur i ka gëzuar shumë ata. Siç duket natyra shqiptare po tërheq gjithmonë e më shumë vizitorë, ndër ta edhe personazhe të njohur.

Aktorja ka luajtur në shumë seriale, ku është shpërblyer edhe me çmime. Për publikun shqiptar, Farah është bërë e njohur nga seriali “Kurti dhe Sura”, ku ka luajtur përkrah aktorit të njohur dhe shumë të pëlqyer, Kivanç Tatlitug.

ImageImage

ImageImageImageImageImageImageImageImage


Flash Lajme