Kylie Jenner është njëra prej femrave më të pëlqyera në gjithë botën dhe falë pamjes së saj tërheq vëmendjen gjithmonë. Bukuroshja nuk ngurron që jetën luksoze të prezantojë në rrjetet sociale, ndërsa këtë herë ka folur për veten e saj.

Ajo së fundmi ka publikuar një foto në Instagram, ku thotë se jeta e saj nuk është perfekte siç duket në internet.

“Jam krenare me veten, zemrën time dhe fuqinë time. Të rritesh me miliona sy që të shohin nuk është normale. Kam humbur shokë e shoqe gjatë rrugës dhe veten disa herë. Tatuazhi im i parë ishte ‘sanity’ për t’i kujtuar vetes çdo ditë për ta mbajtur (mendjen të shëndoshë)”.

“Kam vuajtur nga ankthi gjatë gjithë jetës sime si e rritur dhe pasi lindi foshnja u përballa me ulje-ngritje. Ndihesha sikur duhet ta rigjeja sërish veten. Mbajta shumë për vete, por thjesht dua ta ndaj me ju dhe t’ju them se jam njeri.

Jeta ime nuk është perfekte dhe ajo që shihni këtu në mediat sociale është vetëm sipërfaqja. Tregohu i butë me veten, ec para dhe harro. Të gjithë jemi të aftë për gjëra të mëdha, meritojmë dashuri, dhe na lejohet të shprehim vetveten. Bëj më shumë gjëra që të bëjnë të lumtur dhe mos kërko falje”, ka shkruar Jenner në postimin në Instagram.


Flash Lajme